Moti në Shqipëri
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri

atsh

Shqipëria edhe sot do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime të herëpashershme dhe gradualisht shtim vranësirash, mesatare deri të dendura, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët, kryesisht të përqendruara në relievet e larta kodrinore-malore të vendit pas orëve të mesditës.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-13 m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik e Jon të forcës 2-3 ballë.


MË SHUME NGA Shqipëri