Napoli shpallet kampion në Itali, Rrahmani ishte aty
BKT
Sport

Napoli shpallet kampion në Itali, Rrahmani ishte aty

Uran Krasniqi/RTKLive

Napoli është shpallur kampion i Italisë në futboll për sezonin 2024/25, pas një fitore 2-0 ndaj Cagliari në javën e fundit të Serie A.

Me këtë triumf, napolitanët mbyllin kampionatin me tetëdhjetë e dy pikë, një më shumë se ndjekësi më i afërt, Interi, i cili gjithashtu ka fituar por pa mundur ta rrëmbejë titullin.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Antonio Conte e ka nisur takimin më mirë dhe ka kaluar në epërsi në minutën e dyzet e dytë me një gol të Scott McTominay, pas një asistimi të saktë nga Politano. Në pjesën e dytë, ka qenë Romelu Lukaku ai që e ka dyfishuar rezultatin në minutën e pesëdhjetë e një, pas një aksioni ku protagonist ka qenë Amir Rrahmani, i cili i ka asistuar belgut. 

Edhe pse Interi e ka bërë detyrën në transfertë ndaj Como, duke fituar me rezultatin 2-0, nuk ka arritur ta parakalojë Napolin në tabelë.

Goli i parë për zikaltrit është shënuar nga Stefan de Vrij në minutën e njëzet pas një pasimi të Calhanoglu, ndërsa i dyti është realizuar nga Correa në minutën e pesëdhjetë e një, pas asistit të Taremit.

Megjithatë, triumfi i Interit nuk ka mjaftuar, pasi Napoli e ka mbrojtur pozicionin e parë dhe ka siguruar titullin kampion.