Begaj takoi zëvendëssekretarin e SHBA-ve
A.B|RTKlive
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, u takua në Dayton, Ohio, me Zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Christopher Landau.
Presidenti Begaj i shprehu mirënjohjen Zëvendëssekretarit të Shtetit për miqësinë historike dhe partneritetin strategjik që SHBA ka me Shqipërinë. Presidenti Begaj nënvizoi faktin se Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë qenë mbështetës të palëkundur dhe kanë luajtur rol vendimtar në momente historike të kombit shqiptar.
"Takim i frytshëm me Zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau. Vlerësova SHBA-në si një vend historik miqësor, partner strategjik, aleat të fuqishëm në NATO, një aktor të pazëvendësueshëm për zhvillimet në rajonin tonë. Falënderova për mbështetjen e SHBA-së në kryerjen e reformës në drejtësi, zhvillimin e demokracisë dhe forcimin e institucioneve, si edhe në fushën e mbrojtjes e të sigurisë. Besimplotë se në Shqipëri do të vijnë më shumë investime amerikane në fushën e turizmit, energjisë, mbrojtjes dhe sigurisë kibernetike", ka shkruar Begaj në 'Facebook".























