`Defender Europe`, Rama: Shqipëria, rol strategjik në garantimin e suksesit
BKT
Shqipëri

`Defender Europe`, Rama: Shqipëria, rol strategjik në garantimin e suksesit

V.TH / RTKLive

Sot ka nisur zyrtarisht në Shqipëri stërvitja e përbashkët “Defender Europe ‘25”, teksa trupat e Forcës Tokësore shqiptare u nisën në orët e para të mëngjesit të sotëm nga garnizoni i Zall-Herrit drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë në rrjetin social Facebook pamje nga nisja e kësaj stërvitjeje, të cilën e cilësoi si një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit.

“Kjo stërvitje zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA-së (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-Shqipëria, si një nga vendet pritëse kryesore, luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara”, ka thënë Rama.

Rama është shprehur se “Defender Europe ’25” synon rritjen e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate, forcimin e gatishmërisë ushtarake dhe aftësive për të reaguar shpejt ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në hapësirën euroatlantike”.


MË SHUME NGA Shqipëri