Policia me operacion kundër korrupsionit në Gjakovë, Gjilan dhe Prishtinë
BKT
Foto arkiv| RTKlive
Lajme

Policia me operacion kundër korrupsionit në Gjakovë, Gjilan dhe Prishtinë

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët e hershme ka ndërmarrë një operacion të gjerë kundër korrupsionit në tri rajone të vendit si në Gjakovë, Gjilan dhe Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai tha se operacioni është ndërmarr me urdhër të Gjykatës, ndërsa po zhvillohet  nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit (DHKEK).

“Sot më 29.05.2025 në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, Sektori për Hetimin e Korrupsionit (DHKEK), me urdhër të Gjykatës kompetente është duke zhvilluar kontrolle në disa lokacione në tri rajone policore Gjakovë, Gjilan dhe Prishtinë”, ka thënë Kelani .

Kelani tha se detajet shtesë do të publikohen pas përfundimit të operacionit.


MË SHUME NGA Lajme