08:34 / 30.05.2025
Moti në Shqipëri, me kushte atmosferike të paqëndrueshme
RTKlive
Shqipëria sot do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura me këto të fundit më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje dhe zonën e jugut.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 12 m/s ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 22 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.
Temperaturat parashikohen: Në zonat malore 6 deri 23°C, në zonat e ulëta 7 deri 26°C dhe në bregdet 11 deri 26°C























