Nesër deputetët mblidhen në përpjekjen e 26-të për ta konstituar Kuvendin
BKT
Lajme

Nesër deputetët mblidhen në përpjekjen e 26-të për ta konstituar Kuvendin

G.K/RTKlive

Deputetët e zgjedhur më 9 shkurt do të mblidhen sërish nesër në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 26-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.

Deputetët pritet të mblidhen nga ora 11:00 për vazhdimin e 26-të me radhë të seancës, në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe të hënën, për herë të 25-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit.

Kryesuesi Avni Dehari edhe të hënën ftoi subjektet politike parlamentare të cilat nuk kanë propozuar deputetë për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë, që ta bëjnë këtë, por të njëjtat nuk paraqitën propozime. 

Ai hodhi në votim përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës. Nga 104 deputetë të pranishëm në sallë, 51 votuan për, një ishte kundër, ndërsa abstenime nuk pati.

Kështu, seanca u shtye edhe një herë. 


MË SHUME NGA Lajme