Hasani-Gerapetritis: Të thellojmë bashkëpunimin në interesat strategjike
BKT
Shqipëri

Hasani-Gerapetritis: Të thellojmë bashkëpunimin në interesat strategjike

RTKlive

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës si kryeministër i Shqipërisë, ministri i Jashtëm shqiptar, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe me homologun e tij Gerapetritis.

Duke folur për “Kathimerini”, ai nënvizoi bashkëpunimin e ngushtë midis dy Ministrive të Jashtme për të gjetur një zgjidhje për çështjen e përcaktimit të zonave detare si dhe për të mbrojtur të drejtat e pakicës etnike greke në Shqipëri dhe çështjen e pronës.

"Çështja e delimitimit detar është një nga çështjet që ne jemi të përkushtuar ta zgjidhim me homologët tanë grekë. Siç është rënë dakord më parë, ne vazhdojmë të shqyrtojmë kornizat që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme reciprokisht, ligjërisht të shëndoshë dhe të qëndrueshme, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Kjo çështje, ashtu si çështjet e tjera të pazgjidhura, është pjesë e një dialogu më të gjerë të formësuar nga besimi dhe bashkëpunimi konstruktiv", tha Hasani.

"Mbështetja e fortë e treguar nga shqiptarët që jetojnë në Greqi ndaj Ramës pasqyron si besimin e tyre në udhëheqjen e tij ashtu edhe besimin e tyre në reformat e ndërmarra nga qeveria jonë. Kjo pasqyron lidhjen e thellë që diaspora jonë mban me proceset demokratike dhe zhvillimin e vendit. Lidhur me të ardhmen e marrëdhënieve greko-shqiptare, ne jemi të vendosur të thellojmë bashkëpunimin bazuar në respektin e ndërsjellë, vlerat e përbashkëta dhe interesat strategjike", theksoi ministri i Jashtëm shqiptar, Igli Hasani, raporton ATSH.


MË SHUME NGA Shqipëri