10:18 / 06.06.2025
PDK-ja viziton Bashkësinë Islame për Kurban Bajram
RTKlive
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka pritur sot përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës.
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, uroi festën dhe theksoi rëndësinë e solidaritetit.
“Kjo ditë është kur duhet të gjendemi pranë atyre që janë në nevojë dhe kalojnë momente të vështira në vendin tonë. Po ashtu angazhimin tonë do ta kujtojmë për shtetin e Kosovës, si shtet në ndërtim e sipër”, tha Tahiri.























