11:11 / 06.06.2025
Abdixhiku: Kurban Bajrami, festë e sakrificës dhe devotshmërisë
RTKlive
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku së bashku me përfaqësues të LDK-së, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Abdixhiku u mirëprit nga myftiu Naim Tërnava, me të cilin shkëmbyen urime të përzemërta.
I pari i LDK-së e cilësoi këtë festë si ditë të sakrificës e të solidaritetit.
"Është festë e sakrificës. Le të na shërbejë si devotshmëri ndaj Krijuesit”, tha Abdixhiku gjatë vizitës, duke uruar paqe dhe mirësi për të gjithë qytetarët", tha ai.























