Aksidenti ajror në Indi, presidenti Begaj shpreh ngushëllimet
rtsh
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet pas aksidentit ajror tragjik që ndodhi në Ahmedabad, Indi.
Nëpërmjet një mesazhi në platformën “X”, presidenti Begaj shkruan se është thellësisht i trishtuar për humbjen e jetëve dhe u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave dhe popullit indian në emër të Shqipërisë.
“Thellësisht i trishtuar nga rrëzimi tragjik i avionit në Ahmedabad. Në emër të Shqipërisë, shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe popullit të Indisë. Në këtë moment të dhimbshëm, ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë të prekurit.”- theksoi Kreu i Shtetit shqiptar.
Një avion i Air India me destinacion Londrën, me 242 njerëz u rrëzua menjëherë pas ngritjes në Ahmedabad, Indinë perëndimore. Shefi i policisë lokale tha se 204 trupa janë gjetur deri më tani.
Ngjarja ka ngjallur reagime dhe mbështetje ndërkombëtare duke shprehur mbështetje për popullin indian në këto momente zie.























