06:42 / 24.06.2025
Tërmet 4,2 ballë në Shqipëri, epiqendra në Fushë-Krujë
ATSH
Një tërmet i magnitudës 4,2 të shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 05:04 të mëngjesit të sotëm në Shqipëri.
Sipas njoftimit të Institutit të Gjeoshkencave, epiqendra është regjistruar në Fushë-Krujë, në një thellësi prej 15 kilometrash. Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet përreth epiqendrës.
Tërmeti në Fushë-Krujë është pasuar nga disa lëkundje të tjera më të lehta në zonën e Krujës, Tiranës dhe Niklës, me magnitudë që nuk ka kaluar 2,4 ballë. Lëkundja më e fortë pas goditjes kryesore është regjistruar në Thumanë, me magnitudë 3,4 ballë.























