08:29 / 25.06.2025
Mot me diell e temperatura të larta edhe në Shqipëri
Për ditën e sotme Shqipëria do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 12 m/s, e shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: Në zonat malore 17 deri 35°C; Në zonat e ulëta 17 deri 37°C; Dhe në bregdet 20 deri 36°C.























