Abrashi i quan manipulim deklarimet e Grudës për aktgjykimin
BKT
Lajme

Abrashi i quan manipulim deklarimet e Grudës për aktgjykimin

RTKlive

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i ka quajtur manipulim klasik deklarimet e deputetit të PDK-së, Përparim Grudës, që i ka prezantuar në një konferencë për media.

“Po të kishin argumente nuk do të kishin nevojë për të manipuluar. Po të ishte paragrafi në favor të tyre nuk do të kishte nevojë të coptohej. Kjo është pjesa që deputeti i PDK-së nuk e ka shfaqur e që ja rrëzon tërësisht argumentin:Paragrafi 130: ‘’…Njëkohësisht, një detyrim i tillë vlen edhe për grupet tjera parlamentare të cilët në frymën e bashkëpunimit dhe konsultimeve konstruktive propozojnë kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit, të cilët bazuar në paragrafët 3 dhe 4 të nenit 67 të Kushtetutës, po ashtu zgjedhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve’’”, ka shkruar Abrashi në ‘Facebook”.


MË SHUME NGA Lajme