Fejza: Qasja bllokuese e opozitës vazhdoi edhe sot
BKT
Lajme

Fejza: Qasja bllokuese e opozitës vazhdoi edhe sot

E.Hoti/RTKlive

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, deklaroi se deputetët e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, si dhe deputetët tjerë nga komunitetet joshumicë, ishin prezent dhe votuan për themelimin e Komisionit për votim të fshehtë, sipas saj një hap ky i rëndësishëm drejt zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, por që partitë tjera po refuzojnë të propozojnë anëtarë dhe të votojnë.

“Edhe në këtë seancë, veçanërisht pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, po shohim sjelljen e deputetëve të opozitës që veprojnë në kundërshtim me këtë aktgjykim, duke mos marrë pjesë në votim”, tha Fejza pas seancës.

Ajo theksoi se pjesëmarrja në votim dhe konstituimi i Kuvendit është obligim i të gjithë deputetëve.

“Qasja bllokuese e opozitës ka qenë e pranishme që nga fillimi i kësaj legjislature dhe vazhdoi edhe sot", shtoi ajo.

Fejza përmendi se Vetëvendosje ka bërë përpjekje të shumta për të zhbllokuar situatën, përfshirë takime me përfaqësues të partive politike, por deri tani nuk ka pasur reflektim nga ana e opozitës.

Deputetja bëri thirrje që opozita të marrë pjesë në votim për të mundësuar konstituimin e Kuvendit dhe për të ecur përpara në proceset parlamentare.


MË SHUME NGA Lajme