10:52 / 03.07.2025
Përkeqësohet situata në landfillin e Elbasanit, zjarri vazhdon të përhapet
RTSH
Në landfillin e Elbasanit situata mbetet shqetësuese, pasi zjarri në incinerator vazhdon të djegë të gjithë sipërfaqen e mbetjeve. Shtëllunga të mëdha tymi janë të dukshme, duke ngritur shqetësime për ndotjen e ajrit në qytet.
Për të mbajtur flakët nën kontroll, mbi sipërfaqe janë hedhur të paktën 10,000 metra kub, një masë që ka mundësuar izolimin e zjarrit në disa zona. Megjithatë, për shkak të thellësisë së zjarrit, rreziku që situata të përkeqësohet mbetet i lartë.
Autoritetet po monitorojnë situatën dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit, ndërsa banorët e zonës këshillohen të jenë të kujdesshëm ndaj ajrit të ndotur dhe të marrin masa mbrojtëse.























