Moti në Shqipëri me diell, temperaturat deri në 41 gradë Celius
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri me diell, temperaturat deri në 41 gradë Celius

atsh

Shqipëria do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me masa ajrore të nxehta e të thata.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me orë të gjata me diell pa përjashtuar kalime të lehta të vranësirave nga orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era pritet të fitojë shpejtësi 6-9 m/s,  shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër 21/41

Kukës    17/38

Lezhë     20/37

Dibër       18/38

Durrës      20/34

Tiranë       25/41

Elbasan     24/41

Berat         18/38

Vlorë          21/36

Korçë         19/35

Gjirokastër   18/40

Sarandë    22/36


MË SHUME NGA Shqipëri