Begaj pret ambasadoren e Australisë: Forcojmë bashkëpunimin politik
BKT
Shqipëri

Begaj pret ambasadoren e Australisë: Forcojmë bashkëpunimin politik

ATSH

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj priti sot ambasadoren e re të Australisë, jorezidente në Shqipëri, Julianne Cowley, të cilës i pranoi Letrat Kredenciale.

Gjatë bisedës, presidenti Begaj theksoi angazhimin e Shqipërisë për të zgjeruar më tej bashkëpunim dypalësh dhe shumëpalësh, duke ruajtur dhe forcuar dialogun politik.

Teksa vlerësoi ngritjen e Grupit Parlamentar të Miqësisë Australi-Shqipëri dhe lidhjet me komunitetin shqiptar në Australi, Presidenti Begaj u shpreh për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit duke përfshirë dhe fusha të tjera.

Kreu i Shtetit shprehu vullnet për bashkëpunim në fushën ekonomike, duke theksuar se hapja e ambasadës australiane në Tiranë do të ndihmonte shumë në këtë drejtim.

Presidenti Begaj i përcolli ambasadores Cowley urimet për rikonfirmimin e Kryeministrit Anthony Albanese në mandatin e dytë qeverisës në Australi, bashkë me ftesën drejtuar atij për të vizituar Shqipërinë.


MË SHUME NGA Shqipëri