15:01 / 08.07.2025
Gjykata e Lartë lë në fuqi masën ‘arrest me burg’ ndaj Veliajt
Atsh
Gjykata e Lartë në Shqipëri ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 13 mars, për masën “arrest me burg” ndaj Erion Veliajt.
Rekursi u shqyrtua në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe vendimi u mor nga treshja e gjyqtarëve me relatoren Albana Boksin, ndërsa anëtarë Medi Bicin dhe Sokol Binajn.
Erion Veliaj u arrestua në 10 shkurt dhe dyshohet nga SPAK për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.























