22:18 / 10.07.2025
Pas Prishtinës, edhe Malisheva e nis me humbje aventurën evropiane
F.B/RTKLive
Pas Prishtinës e cila u mund nga Sheriff (4-0), edhe Malisheva aventurën evropiane e nis me humbje.
Malisheva u mund nga Víkingur Reykjavikut e Islandës, me rezultat 1-0, të enjten në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të fazës së parë kualifikuese në Ligën e Konferencës.
Ndonëse futbollistët e Malishevës, u munduan mjaft shumë që të marrin rezultat pozitiv në këtë duel, megjithatë, skuadra islandeze e cila ka përvoje më të madh në garat ndërkombëtare, ia doli që të dal nga ‘Fadil Vokrri’ me fitore duke marrë rezultat të favorshëm për duelin kthyese që luhet pas një javë në Islandë.
Hansen (45+2’), shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje dhe të fitores për Víkingur.























