Policia e Posta e Kosovës me marrëveshje bashkëpunimi
BKT
Lajme

Policia e Posta e Kosovës me marrëveshje bashkëpunimi

V.S/RTKlive

Policia Rajonale dhe Posta e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me komunat e Rajonit të Prishtinës, për siç thonë, në funksion të lehtësimit të qasjes së qytetarëve në shërbime dhe rritjes së efikasitetit institucional.

Komunat përfituese nga kjo marrëveshje janë: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Drenasi, Graçanica dhe Lipjani.

“Përmes këtyre marrëveshjeve, do të mundësohet një shpërndarje më e shpejtë dhe e sigurt e dërgesave zyrtare, përfshirë edhe gjobat e trafikut, përmes shërbimeve të Postës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Policia thotë se ky model bashkëpunimi paraqet një hap konkret drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe një shembull të mirë të koordinimit ndërinstitucional në shërbim të interesit të qytetarëve.


MË SHUME NGA Lajme