Moti në Shqipëri, i qëndrueshëm
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri, i qëndrueshëm

atsh

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet kodrinore – malore vranësira kalimtare të cilat në relievet malore hera-herës do të jenë deri të dendura.

Në relievet malore në lindje reshje shiu të herëpashershme afatshkurtra dhe të dobëta në orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era hera-herës do të fitojë shpejtësi 5-8 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë. 


MË SHUME NGA Shqipëri