Ilir Meta mbetet në qeli, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit
BKT
Shqipëri

Ilir Meta mbetet në qeli, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit

rtsh

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-presidentin Ilir Meta, duke rrëzuar kërkesën e tij për një masë më të butë sigurie.

Vendimi u morr nga gjyqtarja Igerta Hysi, e cila la në fuqi vendimin e GJKKO për të mos ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ilir Meta nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokati Kujtim Cakrani. Pas vendimit, Cakrani reagoi ashpër duke akuzuar gjykatën se “nuk po jep drejtësi”, por po mban ish-presindetin në “kushtet e persekutimit politik”.

“Nuk kishin një arsye reale përse duhet të qëndrojë presidenti në burg, as të dy prokurorët nuk dhanë asnjë shpjegim. Presidenti po mbahet në kushtet e paraburgimit jo normale, por në kushtet e persekutimit politik. Këto nuk janë gjyqtarë, por rrogëtarë. Më vjen keq për këtë. Gjykata nuk arriti të ngrihej sot në lartësinë e duhur për të marrë një vendim ndryshe nga ai i shkallës së parë”, tha Cakrani.

Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024, pasi akuzohet nga SPAK për veprat penale të korrupsionit pasiv, falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe pastrim të produkteve të veprës penale

Bashkë me Metën është marrë e pandehur edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, në kuadër të hetimeve mbi dosjen e njohur CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA, që sipas SPAK përfshin mosdeklarim pasurie, korrupsion dhe pastrim parash.


MË SHUME NGA Shqipëri