18:38 / 18.07.2025
Mbeumo drejt Manchester United
Uran Krasniqi/RTKLive
Bryan Mbeumo, sulmuesi njëzet e pesë vjeçar kamerunas, do të largohet nga Brentford për t’iu bashkuar Manchester United në një transferim me vlerë totale prej tetëdhjetë e dy milionë eurosh.
Lajmi është raportuar të premten nga “The Athletic” dhe është konfirmuar nga gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Mbeumo sapo ka përfunduar sezonin e tij të gjashtë me Brentford, ku gjatë edicionit 2024/25 ka shënuar njëzet gola dhe ka dhuruar tetë asistime në dyzet e dy ndeshje.
Nga viti 2022 ai ka luajtur njzëzet e dy ndeshje për Kamerunin, ku ka shënuar gjashtë gola.























