Ndalohet lëvizja e automjeteve mbi 15 tonë nga ora 11:00 deri në 17:00
BKT
Lajme

Ndalohet lëvizja e automjeteve mbi 15 tonë nga ora 11:00 deri në 17:00

K. K. / RTKlive

Hysen Durmishi, zëvendësministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar për një masë kufizuese që hyn në fuqi nga nesër, më 23 korrik, si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

Sipas vendimit të Ministrisë, ndalohet qarkullimi i automjeteve me peshë mbi 15 tonë në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale, në orarin prej 11:00 deri në 17:00, dhe kjo ndalesë do të vlejë deri më 28 korrik.

“Ky vendim është marrë për të mbrojtur infrastrukturën rrugore dhe për të garantuar sigurinë e qarkullimit gjatë orëve më të nxehta të ditës”, ka theksuar Durmishi.

Ai ka shtuar se vendimi mund të ndryshohet në varësi të kushteve klimatike gjatë ditëve në vijim.


MË SHUME NGA Lajme