Drita mposhtet nga Copenhagen në ndeshjen e parë
BKT
Sport

Drita mposhtet nga Copenhagen në ndeshjen e parë

Uran Krasniqi/RTKLive

(E plotësuar, 20-58) Drita ka pësuar humbje në ndeshjen e parë ndaj Copenhagen, në kuadër të raundit të dytë të kualifikimeve për Champions League.

Takimi i zhvilluar në Danimarkë është mbyllur me fitoren 2-0 të vendasve.

Pas një pjese të parë të fortë, që është mbyllur pa gola falë mbrojtjes së qëndrueshme të Dritës, danezët e kanë zhbllokuar rezultatin në pjesën e dytë.

Në minutën e gjashtëdhjetë e nëntë, Magnus Mattsson ka realizuar nga pika e bardhë, pasi Raddy Ovouka e ka ndalur me faull një kundërshtar brenda zonës.

I njëjti skenar është përsëritur shtatë minuta më vonë. Pas ndërhyrjes së VAR-it, gjyqtari ka akorduar një tjetër penallti për Copenhagen, të cilën sërish Mattsson e ka shndërruar në gol, duke dyfishuar epërsinë e vendasve në minutën e shtatëdhjetë e gjashtë. 

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Copenhagen dyfishon epërsinë ndaj Dritës

Copenhagen ka rritur epërsinë ndaj Dritës në 2-0, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të kualifikimeve për Champions League.

Në minutën e shtatëdhjetë e gjashtë, Magnus Mattsson ka realizuar sërish nga pika e bardhë, duke shënuar golin e tij të dytë personal në këtë sfidë. Goditja e tij e saktë dhe e ulët në të majtë të portës nuk i ka dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Faton Maloku.

Penalltia e dytë për danezët është akorduar pas konsultimit me VAR, kur Raddy Ovouka ka shkaktuar një tjetër faull brenda zonës. Këtë herë, mbrojtësi i Dritës është ndëshkuar me karton të verdhë nga gjyqtari Martin Matosa.

Skuadra kosovare ndodhet tani në disavantazh të dyfishtë dhe ka pak minuta në dispozicion për të reaguar.

Copenhagen kalon në epërsi ndaj Dritës

Copenhagen ka kaluar në avantazh ndaj Dritës në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të kualifikimeve për Champions League.

Goli ka ardhur në minutën e gjashtëdhjetë e nëntë, kur Magnus Mattsson ka realizuar nga pika e bardhë, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit të Dritës.

Penalltia është akorduar pasi Raddy Ovouka e ka ndalur me faull një lojtar të Copenhagen brenda zonës. 

Në dispozicion të Dritës për t'u përgjugjuar janë edhe më shumë se njëzet minuta. 

Copenhagen dhe Drita e mbyllin pa gola pjesën e parë

Është mbyllur pa gola pjesa e parë e përballjes mes Copenhagen dhe Dritës, e vlefshme për raundin e dytë të kualifikimeve për Champions League.

Skuadra daneze ka dominuar në posedim të topit dhe krijim të rasteve, por pa arritur ta gjejë rrjetën. Mbrojtja e Dritës është treguar e fortë, duke ndalur me sukses sulmet e vendasve.

Rastin më të mirë për Copenhagen e ka pasur Mohamed Elyounoussi në minutën e tridhjetë e tretë, kur goditja e tij nga afërsia ka prekur të dyja shtyllat, për t'u ndalur në fund nga portieri i Dritës në vijën fatale.

Të dyja skuadrat kanë ende në dispozicion pjesën e dytë për të ndryshuar rezultatin.