Instituti Yunus Emre i dhuron donacion RTK-së
BKT
Lajme

Instituti Yunus Emre i dhuron donacion RTK-së

Qëndresa Duraku / RTK

Drejtuesit e RTK-së kanë pritur në takim përfaqësuesin e Institutit "Yunus Emre" në Kosovë.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, së bashku me Drejtorin e Televizionit, Rilind Gërvalla, dhe redaksinë e komunitetit turk në RTK, kanë pritur në takim drejtorin e Institutit "Yunus Emre" në Kosovë, Ramazan Yilmaz.

Me këtë rast, Hundozi ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm ndërinstitucional, si dhe për donacionin simbolik, por të një rëndësie të madhe, që RTK-ja ka pranuar në këto rrethana sfiduese.

“Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të thellohet dhe të zgjerohet, duke forcuar më tej lidhjet ndërmjet institucioneve, popujve dhe vendeve tona mike”, ka deklaruar Hundozi gjatë takimit.

 


MË SHUME NGA Lajme