Ballkani fiton në ndeshjen e parë ndaj Floriana
Uran Krasniqi/RTKLive
(E plotësuar, 22:31) Ballkani ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj skuadrës malteze Floriana, duke triumfuar me rezultat 4-2 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Conference League.
Përballja ka nisur me gol për mysafirët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e tetë me anë të Grech, që realizoi nga një penallti akordimi i së cilës ka qenë i diskutueshëm. Por reagimi i skuadrës kosovare ka qenë i menjëhershëm. Tolaj e ka barazuar rezultatin për Ballkanin vetëm pak minuta më pas, pas një asistimi të Kryeziut.
Pjesa e parë ka vazhduar me ritëm të lartë dhe me gola të shumtë. Në minutën e njëzet e pestë, Jah e ka rikthyer epërsinë për Florianën, duke shënuar për 2-1. Megjithatë, Ballkani nuk është dorëzuar dhe ka arritur të përmbysë gjithçka në pak minuta. Fillimisht, Adetunji e ka barazuar në minutën e njëzet e shtatë, ndërsa Tolaj ka realizuar golin e dytë personal në minutën e tridhjetë e dytë, duke kaluar Ballkanin për herë të parë në avantazh, 3-2.
Në pjesën e dytë, skuadra nga Suhareka ka vazhduar ta kontrollojë lojën dhe në minutën e shtatëdhjetë e gjashtë, Adetunji ka shënuar golin e katërt për Ballkanin, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-2 dhe duke siguruar një avantazh të rëndësishëm në prag të ndeshjes së kthimit.

Ballkani afër fitores ndaj Floriana
Ballkani ka hedhur një hap të madh drejt fitores në përballjen ndaj Floriana, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Conference League.
Në minutën e shtatëdhjetë e gjashtë, Adetunji ka shënuar golin e katërt për skuadrën nga Suhareka, duke çuar rezultatin në 4-2 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Me këtë gol, Ballkani ka siguruar një avantazh të rëndësishëm në prag të fundit të ndeshjes, pasi deri në përfundim kanë mbetur edhe rreth pesëmbëdhjetë minuta lojë.
Ballkani me përmbysje të madhe ndaj Floriana
Përmbysje spektakolare e Ballkanit ndaj Floriana në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve për Conference League. Nga rezultati 1-2 për pak minuta rezultati është bërë 3-2.
Ashtu si në fillim të ndeshjes, sërish kanë qenë mysafirët nga Malta që kanë kaluar të parët në epërsi.
Në minutën e njëzet e pestë, Jah ka shënuar golin e dytë për Floriana, duke rikthyer epërsinë për skuadrën e tij, 2-1. Por gëzimi i mysafirëve ka zgjatur vetëm dy minuta, pasi Adetunji e ka barazuar rezultatin në minutën e njëzet e shtatë.
Përmbysjen e plotë për Ballkanin e ka realizuar Tolaj, i cili në minutën e tridhjetë e dytë ka shënuar golin e avantazhit, duke kaluar skuadrën suharekase për herë të parë në epërsi me rezultatin 3-2.
Deri në fund të pjesës së parë kanë mbetur edhe rreth dhjetë minuta, me lojën që vazhdon të jetë e hapur dhe plot raste.
Ballkani - Floriana, shënojnë të dy skuadrat
Vetëm trembëdhjetë minuta lojë kanë mjaftuar që ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Floriana të ofrojë dy gola në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të raundit kualifikues të Conference League.
Mysafirët nga Malta kanë kaluar të parët në avantazh në minutën e në minutën e tetë, kur Grech ka realizuar saktë nga penalltia.
Por reagimi i skuadrës së Kosovës ka qenë i menjëhershëm. Vetëm pak minuta më pas, Ballkani ka barazuar rezultatin përmes Tolajt, i cili ka shënuar pas një asistimi nga Kryeziu.
Në dispozicion të skuadrave janë edhe një orë lojë.
Ballkani - Floriana, shënojnë të dy skuadrat
Vetëm trembëdhjetë minuta lojë kanë mjaftuar që ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Floriana të ofrojë dy gola në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të raundit kualifikues të Conference League.
Mysafirët nga Malta kanë kaluar të parët në avantazh në minutën e në minutën e tetë, kur Grech ka realizuar saktë nga penalltia.
Por reagimi i skuadrës së Kosovës ka qenë i menjëhershëm. Vetëm pak minuta më pas, Ballkani ka barazuar rezultatin përmes Tolajt, i cili ka shënuar pas një asistimi nga Kryeziu.
Në dispozicion të skuadrave janë edhe një orë lojë.























