Mediat serbe raportojnë se është arrestuar një ish-ushtar i UÇK-së në Serbi
BKT
Lajme

Mediat serbe raportojnë se është arrestuar një ish-ushtar i UÇK-së në Serbi

RTKlive

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, L.H, është arrestuar të martën në qytetin Svilajnac të Serbisë, raportojnë mediat serbe.

Sipas raportimeve 59-vjeçarit nga Peja i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga Zyra e Prokurorit për Krime të Luftës në Serbi, nën dyshimet për “krime kundër njerëzimit dhe krime lufte” të kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Ai u arrestua për shkak të dyshimeve se ka kryer krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në territorin e Kosovës”, thuhet në raportimin e mediave serbe.

Dje, kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media u ka kërkuar qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet nëpër territorin e Serbisë.

 


MË SHUME NGA Lajme