Pa votim ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Në Fokus

Pa votim ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

A.B / RTKlive

(E plotësuar, ora 11:28) Është ndërprerë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Seanca u ndërpre, pasi që deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, patën një përplasje verbale.

Dehari i kërkoi regjisë t’ia ndalë fjalën Musliut duke u thirrur në rregulloren e Kuvendit që nuk ka hapësirë për debat. Kjo e fundit ia mori mikrofonin Deharit për ta vazhduar fjalimin e duke i kërkuar që të mos i ndërpritet fjala.

Dehari mbylli seancën duke thënë se nuk ka kushte për vazhdimin e saj. Vazhdimi i radhës është caktuar për të premten në orën 11:00.

LIVE| Përpjekja e 51-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

(E plotësuar, ora 11:05) Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot, për herë të 51-të, në një përpjekje tjetër për ta konstituar legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.

Ndryshe Kuvendi i Republikës së Kosovës të hënën vazhdoi seancën e radhës konstituive. 

Kryesuesi Avni Dehari kërkoi serish nga subjektet politike propozime për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë. 

Në mungesë të propozimeve, kryesuesi Dehari procedoi me hedhjen në votim të komisionit me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës. Për përbërjen e komisionit votuan 53 deputetë, ndërsa kundër dhe abstenim nuk pati.


MË SHUME NGA Në Fokus