Kryeziu-Hyseni:Jemi optimist që do të kemi një përgjigje pozitive nga Nisma
BKT
Lajme

Kryeziu-Hyseni:Jemi optimist që do të kemi një përgjigje pozitive nga Nisma

K. K. / RTKlive

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, pas dështimit të seancës së 51-të konstituive, theksoi se janë optimistë për një përgjigje pozitive të Nismës. Ajo tha se pret që përgjigjja të vijë para 26 korrikut.

Kryeziu-Hyseni tha se kryeministri në detyrë Kurti është takuar me kryetarin e Nismës dhe se ka pasur një takim në të cilin është folur për kërkesat e të dyja palëve.

"Ne po presim përgjigje prej këtij subjekti politik dhe jemi optimist që do të kemi një përgjigje pozitive të paktën deri në fund të kësaj jave sepse po i afrohemi datës 26 kur edhe e konsumojmë 30 ditëshin që na është dhënë me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe shpresojmë që duhet një gjë e tillë të ndodhë para këtij afati”, tha deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndër të tjera, ajo tha se sot është e 51-ta seancë me radhë dhe LV, sikur që nga 15 prilli e tutje, do të vazhdojë të jetë këtu për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës për konstituim të Kuvendit.

“Shpresojmë të reflektojnë edhe këto partitë politike, të cilat po e mbajnë edhe më tej të bllokuar Kuvendin, pavarësisht se kemi një aktvendim të Gjykatës Kushtetuese i cili ka dhënë një afat prej 30-ditësh, në të cilin thuhet se deputetët duhet të marrin pjesë në votim dhe se nuk mund të lirohen nga të vepruarit ndryshe”, ka thënë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.


MË SHUME NGA Lajme