BE hap grupkapitullin e fundit me Shqipërinë, Rama: Progres dinamik
BKT
Shqipëri

BE hap grupkapitullin e fundit me Shqipërinë, Rama: Progres dinamik

V.Th / RTKLive

Një tjetër hap i rëndësishëm është shënuar në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama lidhur më këtë lajm ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke e cilësuar vendimin si një tjetër dëshmi të progresit të qëndrueshëm të Shqipërisë drejt familjes evropiane.

“Sot, më 23 korrik 2025, në vijim të progresit të vazhdueshëm e dinamik të Shqipërisë në rrugën e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Evropian autorizoi Presidencën Daneze të ftojë Shqipërinë për të paraqitur Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grupkapitullin 5 ‘Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni’”, ka shkruar Rama.

Ndërsa në vijim, pritet që në fillim të muajit shtator të mbahet konferenca e gjashtë ndërqeveritare, e cila do të shënojë zyrtarisht hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave me synimin që Shqipëria të anëtarësohet plotësisht në BE deri në vitin 2030.


MË SHUME NGA Shqipëri