08:36 / 26.07.2025
Moti në Shqipëri me temperatura deri në 43 gradë Celsius
RTKlive
Shqipëria do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në verilindje e juglindje.
Era do të fryj me drejtim juglindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7- 9 m/s. Deti do të jetë i valëzimit me forcë 1-2 ballë.
Temperaturat e regjistruara:
Në zonat malore 22 deri 40°C
Në zonat e ulëta 26 deri 43°C
Në bregdet 26 deri 40°C























