Zyrtari i lartë amerikan në Kosovë, pritet nga Osmani e Maqedonci
M.Sh/RTKlive
Zëvendës ndihmës sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David A. Baker. sot do të qëndroj në Kosovë, derisa gjatë orëve të pasdites pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Sipas njoftimit nga Presidenca, Vjosa Osmani e pret në takim Zëvendësndihmës Sekretarin Baker në ora 15:00.
Ndërsa sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, pritja e Baker, do të bëhet me ceremoni zyrtare në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 16:00.
“Ftohen përfaqësuesit e mediave të përcjellin këtë takim i cili shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e MM.























