Përfundon takimi me Osmanin, Baker pritet me nderime nga Maqedonci
BKT
Foto: Elmina Osmani|RTK
Lajme

Përfundon takimi me Osmanin, Baker pritet me nderime nga Maqedonci

Elmina Osmani|RTK

(E plotësuar 16:00) Ka përfunduar takimi i zyrtarit të lartë amerikan me presidenten e shtetit, Vjosa Osmani.

Pas Presidencës, Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është pritur me nderime të larta nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

As pas takimimit me Ministrin në detyrë të Mbrojtjes, nuk do të ketë konferencë për media.

Ndërkohë më herët gjatë ditës, Baker është takuar me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani.

Nis takimi Osmani- Baker

Në Presidencën e Republikës së Kosovës ka nisur takimi mes të parës së shtetit, Vjosa Osmani e zyrtarit të lartë amerikan, David Baker.

Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje dhe pas takimit nuk do të ketë deklarime para mediave.

Pas takimit me presidenten,  Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të zhvillojë takim edhe me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ndërkohë më herët gjatë ditës, Baker është takuar me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani.

 


MË SHUME NGA Lajme