Moti në Shqipëri, me vranësira dhe reshje lokale shiu
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri, me vranësira dhe reshje lokale shiu

atsh

Sot Shqipëria do të ndikohet nga nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët e vranësira në shtim kryesisht nga orët e mesditës të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet parashikohen të jenë me intensitet hera-herës deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore  si dhe relieveve malorenë juglindje. Prej orëve të pasdites reshjet humbasin territor e intensitet duke u izoluar në relievet malore deri në ndërprerjen e tyre.

Era do të fryjë me verilindje –veriperëndim  me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe në zonat luginore era do të fitojë shpejtësi 10-16m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të ulët të forcës 1-3 ballë

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/33 Diell re shi
Kukës 14/30 Diell re shi
Lezhë 18/32 Diell re shi
Dibër 14/33 Diell re shi
Durrës 19/34 Diell re shi
Tiranë 20/33 Diell re shi
Elbasan 18/34 Diell re shi
Berat 15/34 Diell re shi
Vlorë 19/30 Diell re shi
Korçë 15/31 Diell re shi
Gjirokastër 13/35 Diell re shi
Sarandë 17/31 Diell re shi

 


MË SHUME NGA Shqipëri