Aliu për urat në Mitrovicë: U ndërtuan me kërkesë të komunave
BKT
Lajme

Aliu për urat në Mitrovicë: U ndërtuan me kërkesë të komunave

RTKlive

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, deklaroi sot nga Shtimja se projekti i urave në Mitrovicë është nisur dhe po realizohet në bashkëpunim me komunat.

Ai iu përgjigj kritikave se ndërtimi i urave në Mitrovicë po bëhet për fushatë zgjedhore.

“Projektet janë nisur dhe po realizohen në bashkëpunim me komunat. I kemi ndërtuar urat në Mitrovicë me kërkesë të komunave, po realizohen. Kaq,” deklaroi ministri Aliu.

Këto deklarata ai i bëri pas përurimit të rrugës së re në Komunën e Shtimes – një projekt me vlerë rreth 900 mijë euro, që përfshin ndërtimin dhe rehabilitimin e afro 5.5 kilometrave rrugë.


MË SHUME NGA Lajme