Lëndohen pesë persona në një aksident në Prishtinë
BKT
Lajme

Lëndohen pesë persona në një aksident në Prishtinë

E.H/ RTKlive

Sot pasdite ka ndodhur një aksident në Prishtinë, ku janë lënduar pesë persona.

Enis Pllana, zyrtar për informim i Policisë për kryeqytet, tha për RTKlive se sot rreth orës 18:00 kanë pranuar informatën se në rrugën "Ibrahim Lutfiu", në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

"Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit", tha ai.


MË SHUME NGA Lajme