Ballkani mposht Shamrock, afër “play-off”-it të Ligës së Konferencës
BKT
Sport

Ballkani mposht Shamrock, afër “play-off”-it të Ligës së Konferencës

RTKlive

(Plotësuar) Nënkampioni i Kosovës, FC Ballkani, ka bërë një hap të rëndësishëm drejt fazës “play-off” të Ligës së Konferencës, duke shënuar fitore minimale, por me shumë peshë, ndaj Shamrock Rovers me rezultat 1:0.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë u karakterizua nga dominimi i skuadrës së drejtuar nga trajneri Orges Shehi, e cila e kontrolloi lojën gjatë pjesës më të madhe të takimit.

Goli i vetëm u realizua në minutën e 56-të, kur sulmuesi Sunday Adetunji shënoi pas një asistimi të shkëlqyer nga Geralb Smajli, duke i dhënë epërsinë skuadrës nga Suhareka.

Ballkani pati edhe disa raste të mira për të dyfishuar rezultatin, por mungoi konkretizimi në finalizim. Tani, skuadra suharekase udhëton me moral të lartë në Irlandë për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet pas një jave.

Sunday Adetunji shënon, Ballkani në epërsi 1-0 ndaj Shamrock

Sunday Adetunji shënon, Ballkani në epërsi 1-0 ndaj Shamrock. Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Shamrock Rovers, në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës së UEFA-s. Kjo ndeshja po transmetohet direkt në RTK.

Përballja Ballkani – Shamrock Rovers në ‘Fadil Vokrri, live në RTK

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë po zhvilllet ndeshja mes Ballkanit të Suharekës dhe skuadrës irlandeze, Shamrock Rovers, në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës së UEFA-s. Kjo ndeshja po transmetohet direkt në RTK.

Mbyllet pjesa e parë: Ballkani dominon ndaj Shamrock

Ballkani e ka mbyllur me rezultat të barabartë 0-0 pjesën e parë ndaj Shamrock Rovers në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Përballja Ballkani – Shamrock Rovers në ‘Fadil Vokrri, live në RTK

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë po zhvilllet ndeshja mes Ballkanit të Suharekës dhe skuadrës irlandeze, Shamrock Rovers, në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës së UEFA-s. Kjo ndeshja po transmetohet direkt në RTK.

Kjo është ndeshja e parë mes dy skuadrave në këtë fazë, ndërsa Ballkani synon të shfrytëzojë avantazhin e terrenit vendas për të marrë një rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit.

Formacionet zyrtare: 

Ballkani: Golubovic, Smajli, Batarelo, Halili, Potoku, Deliu, Giovanni, Albert, Hamidi, Adetunji, Kryeziu. 

Shamrock Rovers: McGinty, Grace, Lopes, Cleary, Watts, Mandroiu, Healy, Nugent, Honohan, Gaffney, Grant.