Tragjedi në Maliq të Shqipërisë, vdes 14-vjeçari pas konfliktit me thika
BKT
Foto arkiv
Shqipëri

Tragjedi në Maliq të Shqipërisë, vdes 14-vjeçari pas konfliktit me thika

atsh

Një 14-vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë pas një konflikti me thika në fshatin Pirg të Maliqit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në ambientet e një lokali, ndërsa policiae e Shqipërisë ka nisur hetimet.

Drejtoria vendore e Policisë Korçë bëri të ditur sot se rreth orës 17:30, në fshatin Pirg të Maliqit, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

14-vjeçari tjetër, autor i dyshuar i ngjarjes, është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 


MË SHUME NGA Shqipëri