Trump, letër Begajt: Pres të vazhdojmë bashkëpunimin
BKT
Shqipëri

Trump, letër Begajt: Pres të vazhdojmë bashkëpunimin

RTKlive

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka marrë një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në të cilën theksohet angazhimi i tij për të vazhduar bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Shqipërisë, bazuar në miqësinë, aleancën dhe respektin ndaj idealeve mbi të cilat është ndërtuar dhe funksionon kombi amerikan.

“Duke mbrojtur sovranitetin, begatinë dhe paqen përmes forcës, së bashku ne mund të arrijmë të pamundurën. Me kënaqësi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt, më të qëndrueshme dhe më të suksesshme”,  shkruan presidenti Trump në letrën drejtuar Presidentit Begaj.

Letra e presidentit Trump pason mesazhin që Presidenti i Republikës përcolli për 249 -vjetorin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.


MË SHUME NGA Shqipëri