PDK ankimon në Kushtetuese vendimin e ZRRE-së për daljen në treg të lirë
M.P. / RTKlive
Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për anulimin e vendimit të ZRRE-së, i cili ka bërë që mbi 1 mijë biznese të obligohen të dalin në tregun e lirë energjetik.
“Ky vendim i cili u legjitimua edhe nga shkalla e parë e Gjykatës Themelore dhe nga Apeli, konsiderojmë që i ka bërë dëm të madh ekonomisë së vendit”, ka thënë Abelard Tahiri në konferencën për media, pas dorëzimit të kërkesës.
Tahiri ka thënë se fillimisht kanë kërkuar masë të përkohshme për pezullimin e implementimit të vendimit dhe më vonë edhe anulimin e tërësishëm të tij.
“Aktualisht kur po flasim rreth 900 bizneseve iu është shkëputur energjia elektrike dhe ata njerëz kanë hyrë në krizë të thellë sepse kanë mbetur pa paga. Këto biznese dhe këta njerëz janë detyruar ta blejnë energjinë elektrike rreth 280% më shtrenjtë sesa e kanë paguar para pak muajsh”, ka thënë Tahiri.























