Qeveria në detyrë merr pesë vendime në mbledhjen elektronike
BKT
Foto arkiv
Lajme

Qeveria në detyrë merr pesë vendime në mbledhjen elektronike

RTKlive

Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë pesë vendime në një mbledhje elektronike të mbajtur të premten, sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit.

Sipas njoftimit, në këtë mbledhje, Qeveria në detyrë ka vazhduar mandatin e Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut deri më 15 tetor 2025 dhe ka plotësuar Statutin Nr. 01/2023 të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Gjithashtu, është miratuar rialokimi i mjeteve buxhetore nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në vlerë prej 105,000 euro për të mbuluar obligimet financiare të projekteve kapitale, përfshirë ndërtimin e zyrave rajonale të Inspektoratit të AUV-it në Ferizaj dhe Gjakovë.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka marrë miratimin për rritjen e kufirit të shpenzimeve për projektin “Projekti i Kadastrit të patundshmërisë dhe infrastrukturës gjeohapësinore” me 580,780 euro, si dhe ndarje shtesë buxhetore prej 372,100 euro për të njëjtin projekt nga fondet e huamarrjes.


MË SHUME NGA Lajme