Pritjet për dalje nga Kosova janë të gjatë te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë
BKT
Lajme

Pritjet për dalje nga Kosova janë të gjatë te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë

Sh.Ç|RTKlive

(E plotësuar, ora 11:35) Qytetarët që po udhëtojnë jashtë Kosovës përmes pikave kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdarë po përballen me pritje të gjata edhe gjatë ditës së sotme.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, te Dheu i Bardhë pritja në dalje ka arritur deri në 120 minuta, me një kolonë prej 700 metrash, ndërsa në Merdarë pritjet janë deri në 45 minuta, me kolonë rreth 300 metra.

Ndërkohë, në të gjitha pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjak, Jarinjë, Vërmicë, Qafë e Morinës, Hani i Elezit dhe të tjera, fluksi është i qetë, me kohë pritjeje nga 3 deri në 10 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Për kamionët, situata mbetet stabile pa vonesa të theksuara në asnjë pikë kufitare.Më së shumti pritje në Merdarë dhe Dheu i Bardhë

(E plotësuar) Sipas të dhënave të fundit të publikuara mëngjesin e sotëm (ora 09:57), në shumicën e pikave të kalimit kufitar në Kosovë nuk është raportuar për kolona të konsiderueshme apo pritje të gjata, si për automjetet ashtu edhe për kamionët. Megjithatë, disa pika kufitare vazhdojnë të përballen me fluks më të madh të qarkullimit.

Pika kufitare më e ngarkuar mbetet Merdara, ku qytetarët që hyjnë në vend përmes kësaj pike përballen me pritje prej 05-10 minutash, ndërsa ata që dalin kanë një kohë pritjeje më të gjatë, prej 35-45 minutash. Po ashtu, është raportuar një kolonë prej 300 metrash në dalje.

Edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, fluksi i automjeteve është më i theksuar. Pritjet për hyrje janë 05-10 minuta, ndërsa në dalje arrijnë në 120 minuta, me një kolonë prej 700 metrash.

Në të gjitha pikat e tjera kufitare, si Bërnjak, Hani i Elezit, Jarinje, Kulla, Muçibabë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq dhe Vërmicë, nuk janë regjistruar kolona të automjeteve dhe koha e pritjes sillet kryesisht nga 03-05 minuta, si për hyrje, ashtu edhe për dalje.

Për kamionët, në të gjitha pikat kufitare raportohen pritje minimale, në intervalin 03-05 minuta, pa kolona të regjistruara.Fluksi në kufi, vazhdojnë pritjet e gjata në Merdar dhe te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit lidhur me fluksin e mjeteve në pikat e kalimit kufitar në Republikën e Kosovës.

Sipas raportit të përditësuar në orën 08:19, deri në 90 minuta janë pritjet për të dalë nga Kosova nëpërmjet pikëkalimit kufitar të Merdarit.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, në dalje është raportuar pritje deri në 40 minuta dhe kolonë prej 400 metrash.

Edhe në Jarinjë janë raportuar pritje deri në 15 minuta në të dy drejtimet dhe kolonë prej 200 metrash në dalje.

Në pikat e tjera kufitare si Glloboçicë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit dhe Vërmicë, pritjet janë minimale dhe nuk është raportuar për ndonjë kolonë të mjeteve.

Për sa i përket kamionëve, situata është e stabilizuar në të gjitha pikat kufitare, me kohë pritjeje prej 3 deri në 5 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje, pa asnjë kolonë të raportuar.


MË SHUME NGA Lajme