20:00 / 25.08.2025
Osmani takohet me presidentin e Austrisë: Një nga aleatët tonë më të fortë!
RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, dhe zonjën e parë, Doris Schmidauer, në Alpbach.
Në këtë takim u zhvilluan diskutime forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Austrisë.
Në rrjetet sociale, presidentja Osmani e përshkroi këtë takim si një mundësi për thellimin e lidhjeve bilaterale dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.
"Me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, si dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer, në Alpbach-un e bukur. Diskutime miqësore mbi forcimin e marrëdhënieve me Austrinë, një nga aleatët më të fortë të popullit tonë", shkroi ajo.























