Haradinaj: Basha s’është preferenca jonë, duhet të ketë autoritet
BKT
Lajme

Haradinaj: Basha s’është preferenca jonë, duhet të ketë autoritet

M.P. / RTKlive

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Dimal Basha nuk është preferenca e tyre për kryekuvendar dhe se sipas tij, këtë pozitë duhet ta mbajë dikush që ka autoritet.

“Ne kemi preferencë. Kishim preferuar Glaukun dhe i kemi përmend edhe preferencat tona. Tani të shohim, por Dimali nuk është preferenca jonë, megjithatë të shohim...Ka edhe shumë të tjerë, mos t’i përmendi pasi shkaktojmë irritim brenda tyre. Ka plot, mund t’ia japim votën edhe Dimalit, por mendoj se LVV-ja ka edhe opsione të tjera", ka theksuar Haradinaju.

Kreu i AAK-së ka thënë se ai që udhëheq me Kuvendin është mirë të jetë dikush që gëzon autoritetin dhe respektin e të gjithëve.

Në vazhdimin e 57-të të seancës konstituive Lëvizja Vetëvendosje propozoi tre kandidatë për postin e kryeparlamentarit: Hekuran Muratin, Arbërie Nagavcin dhe Dimal Bashën, por asnjëri prej tyre nuk mori votat e mjaftueshme.


MË SHUME NGA Lajme