Spiropali uron Bashën për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës
BKT
Lajme

Spiropali uron Bashën për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës

E.Hoti/RTKlive

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka përgëzuar Dimal Bashën për zgjedhjen e tij si kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Spiropali i ka uruar atij suksese në detyrë, duke vlerësuar rëndësinë e këtij momenti për institucionet demokratike të Kosovës.

“Urime e sukses Kryetarit të ri, të sapozgjedhur, të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha! Përgëzime Kuvendit të Kosovës për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve”,  u shpreh Spiropali.

Ajo gjithashtu shprehu gatishmërinë për të rifilluar një bashkëpunim të ngushtë dhe vëllazëror ndërmjet dy parlamenteve, në funksion të interesave të përbashkëta të qytetarëve shqiptarë në të dyja vendet.

“Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, për të mirën e qytetarëve tanë, për mbështetjen e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona, dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon”, shtoi Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë.


MË SHUME NGA Lajme