OVL-UÇK kërkon ndihmën e Bullgarisë në mbrojtjen e luftës çlirimtare
M.M./ RTKlive
Sot, delegacioni i OVL-UÇK-së u prit në ambasadën e Bullgarisë nga ambasadori Hristo Kraevski, nga i cili u kërkua që Bullgaria, si vend mik, të përdorë ndikimin e saj për të mbrojtur drejtësinë dhe dinjitetin e luftës sonë çlirimtare.
Në një njoftim në rrjetet sociale bëhet e ditur se gjatë takimit u shpreh mirënjohje për rolin e Bullgarisë në të gjitha periudhat e rëndësishme për Kosovën, duke filluar nga koha e luftës, pjesëmarrja në misionin paqeruajtës të KFOR-it, e deri te mbështetja për zhvillimin institucional dhe shtet-ndërtimin.
“Diskutuam shqetësimet tona lidhur me proceset në Dhomat e Specializuara dhe theksuam nevojën që këto procese të jenë të drejta, të paanshme dhe të bazuara në të vërtetën”, thuhet në njoftim.
Tutje OVL-UÇK theksoi se nga Bullgaria, si mike e Kosovës dhe partnere e besueshme, kërkuan që të përdorë ndikimin e saj për të mbrojtur drejtësinë dhe dinjitetin e luftës sonë çlirimtare.























