Rashiq mohon shkeljen e Kushtetutës dhe denoncon metodat e Listës Serbe
BKT
Lajme

Rashiq mohon shkeljen e Kushtetutës dhe denoncon metodat e Listës Serbe

E.Hoti/RTKlive

Deputeti serb Nenad Rashiq, pas seancës së Kuvendit, ka deklaruar se votimi në Kuvendin e Kosovës nuk ka qenë kundërkushtetues.

“Votimi siç parasheh edhe ligji, pika 67 e percepton që një prej deputetëve mund të kandidohet pavarësisht që nuk është nga partia me e madhe”, tha Rashiq.

Ai thekson se ka marrë këshilla nga ekspertë ligjorë dhe se ligji e lejon që edhe deputetë nga parti të vogla të kandidojnë për pozita..

Rashiq pranon mungesën e një konsensusi të gjerë mes deputetëve për këtë çështje, duke thënë se nuk ka mundur të ndikojë në rezultat për shkak të numrit të kufizuar të votave që ka.

Në të njëjtën kohë, ai kritikon ashpër përfaqësuesit e Listës Serbe, duke thënë se shumica e serbëve në Kosovë nuk i mbështesin ata dhe se përdorin metoda brutale për të ruajtur ndikimin e tyre.

“Unë jam deputet dhe i dini metodat të cilat ata i përdorin. Kur i analizoj krejt këto metoda që i kanë pasur në zgjedhjet e fundit, para tyre dhe në zgjedhjet që do të vijnë do të përdorin metoda të njëjta”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme