Tërhiqet shorti i ‘Champions-it’: Përballje të zjarrta
BKT
Sport

Tërhiqet shorti i ‘Champions-it’: Përballje të zjarrta

F.B/RTKLive

(E përditësuar, 19:20) Është tërhequr shorti i fazës së ligës në Ligën e Kampionëve për edicionin 2025/26.

Ky është edicioni i dytë që zhvillohet nën formatin e ri të fazës së ligës, i cili ka zëvendësuar plotësisht fazën tradicionale të grupeve.

Edhe sezoni do të sjellë duele të zjarrta dhe drithëruese, sfida i sjellë vetëm liga më atraktive në Evropë, Liga e Kampionëve

Këto janë përballjet:

 

Nis tërheqja e shortit e Ligës së Kampionëve, live në RTK

(E përditësuar, 18:04)Ka nisur tërheqja e shortit të Ligës së Kampionëve, event që po transmetohet drejtpërdrejt në Radion Televizionin e Kosovës.

Ky është edicioni i dytë që zhvillohet nën formatin e ri të fazës së ligës, i cili ka zëvendësuar plotësisht fazën tradicionale të grupeve.

Sipas rregullores, të gjitha 36 skuadrat garojnë në një tabelë të vetme, duke zhvilluar tetë ndeshje secila – katër në shtëpi dhe katër në udhëtim. Kundërshtarët përcaktohen nga katër vazo, bazuar në koeficientët e UEFA-s, me çdo klub që përballet me dy ekipe nga secila vazo

Gjithçka gati për shortin e Ligës së Kampionëve, live në RTK

Pas pak do të nis tërheqja e shortit të garës më të madhe evropiane, Ligës së Kampionëve, event që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radion Televizionin e Kosovës.

Ky është edicioni i dytë që zhvillohet nën formatin e ri të fazës së ligës, i cili ka zëvendësuar plotësisht fazën tradicionale të grupeve.

Sipas rregullores, të gjitha 36 skuadrat garojnë në një tabelë të vetme, duke zhvilluar tetë ndeshje secila – katër në shtëpi dhe katër në udhëtim. Kundërshtarët përcaktohen nga katër vazo, bazuar në koeficientët e UEFA-s, me çdo klub që përballet me dy ekipe nga secila vazo.

Ekipet nga i njëjti vend nuk mund të përballen mes vete në këtë fazë dhe jo më shumë se dy klube nga një ligë mund të përballen me të njëjtin kundërshtar.

Kalendari i ri parashikon që faza e ligës të zhvillohet nga 16 shtatori 2025 deri më 28 janar 2026. Tetë ekipet e para në renditje kualifikohen direkt në 1/8 e finales, ndërsa skuadrat që pozicionohen nga vendi i 9-të deri i 24-të do të luajnë një ‘Play-off’ me dy ndeshje në shkurt.

Tërheqja e shortit fillon në orën 18:00.